Dashi
Nëse dashi mund të mbajë nën kontroll pijen, mund të mbajë dhe sekretin tuaj. Në një atmosferë festive ku të gjithë janë të pirë, dashit i rrëshket të parit gjuha dhe fillon të flasë më shumë nga se duhet.
Binjakët
Janë shenja e komunikimit, ndaj nuk u vëmë faj atyre, por juve që shkoni i thoni një sekret binjakëve. Nuk e bëjnë nga dashakeqësia, por flasin aq shumë saqë nuk i filtrojnë informacionet që japin.
Gaforrja
Nëse një gaforre bën thashetheme me ju, e sigurtë që bën thashetheme edhe PËR JU. Janë dëgjues të mirë, por sapo të largohet nga ju, biseda e rradhës që do të bëjë me të tjerët do të jenë problemet tuaja.
Peshorja
Peshorja nuk pëlqen të jetë në qëndër të vëmendjes, por kur i jepet rasti e përqafon dhe këtë gjë e bën duke folur më shumë se duhet, jo vetëm për të tjerët por edhe për veten.
Shigjetari
Shigjetarit i flet goja para mendjes dhe kjo është arsyeja përse kjo shenjë nuk mban dot sekrete.

