24.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Iu gjetën 60 pako me marijuanë, arrestohen 3 shqiptarë

spot_img

Një operacion i suksesshëm mes policisë shqiptare dhe atyre greke ka bërë të mundur arrestimin e tre shqiptarëve të cilët po transportonin drogë.

Policia shqiptare u transmetonte të dhënat dhe informacion policisë greke.

Dje në orët e para të mëngjesit, në Sajadhe, Igumenicë, është ndaluar një mjet që vinte nga kufiri, brenda të cilit u gjetën 60 pako me 32 kg e 430 gramë marijuanë.

Lidhur me këtë rast në prangat e policisë ka rënë drejtuesi i mjetit, një shtetas 28-vjeçar shqiptar. Ai është shprehur se drogën e kishte marrë në një vend pranë doganës së Mavromatit (Qafë-Botë).

Po ashtu mësohet se mbrëmë në të njëjtin vend është ndaluar një tjetër mjet, i cili ishte përshtatur me në shasi dhe sediljet e pasme, për mbajtjen e drogës. Brenda tij u gjetën 39 pako me 21 kg dhe 180gr marijuanë.

Policia ka vënë në pranga një dy persona, përkatësisht shoferin 19-vjeçar dhe pasagjerin 24 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur./syri.net

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat