TË FUNDIT

Iu shiti bileta turistike të falsifikuara, kapet 32 vjeçarja

Një 32-vjeçare është arrestuar nga ana e policisë së Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale të mashtrimit.

E.B 32-vjeç dyshohet se ka mashtruar dy shtetas duke ju shitur  bileta të falsifikuara  të një agjencie  turistike.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe ndalohet  një shtetase e shpallur  në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, Specialistët Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore Durrës pas informacioneve te siguruara në rrugë operative, në lagjen nr 6  në Durrës  bënë të mundur ndalimin e shtetases   E.B., 32 vjeçe, banuese në Durrës,  e shpallur në kërkim e dyshuar për veprën penale të mashtrimit.

Kjo shtetase ka mashtruar dy shtetas duke ju shitur  bileta të falsifikuara  të një agjencie  turistike.

Materialet  i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat