TË FUNDIT

Iu shkatërruan banesat nga tërmeti, ja ku po qëndrojnë qytetarët durrsakë

Situata në qytetin e Durrësit duket se është qetësuar, pas alarmit dhe panikut të shkaktuar nga tërmetet e fuqishme. Në stadiumin “Niko Dovana”, vijojnë të qëndrojnë ende dy familje durrsake, pasi tërmeti iu ka shkatërruar banesat.

Deri pas mesnatës stadiumi i Durrësit ka qenë i mbushur plot me njerëz, të cilët kanë lënë shtëpitë e tyre mbrëmjen e kaluar pas alarmit të rremë se tërmeti 6 ballësh do të godasë vendin.

Të alarmuar dhe në panik nga lajmi, qytetarët durrsakë janë larguar menjëherë nga shtëpitë e tyre, duke mbushur stadiumin. Qytetarët janë larguar nga stadiumi pas mesnatës, duke u kthyer një pjesë nëpër shtëpi dhe një pjesë tjetër te të afërmit e tyre.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat