Më 7 tetor, Krimet e Rënda do marrin sërish në shqyrtim dosjen ‘Hajdari’.
Kujtojmë që ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia akuzohet si vrasësi i ish-deputetit Azem Hajdari.
Ndërkohë janë përzgjedhur 3 gjyqtarët që do marrin përsipër dosjen, të cilët janë: Klodian Kurushi, Fran Prendi dhe Marsela Balili. Izet Haxhiaj përfundoj tek krimet pas moskompetencës të shpallur më herët nga gjykata penale.
Ndaj Izet Haxhisë rëndojnë tre akuza “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë.

