TË FUNDIT

Izet Haxhia te Krimet e Rënda, merret në pyetje për dosjen ‘Hajdari’

Izet Haxhia ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ditën e sotme, ku do të merret në pyetje për dosjen ‘Hajdari’.

Seanca ka nisur dhe ai do të pyetet për herë të parë në pyetje nga prokurorët shqiptarë.

Izet Haxhia ka qenë truprojë e Sali Berishës, deri në vitin 1998 gjatë kohës që Berisha ka mbajtur postin e Presidentit të Republikës. Pas vrasjes së ish-deputetit të Partisë Demokratike, Haxhia u arratis për të qëndruar afro dy dekada në Turqi nga ku dhe ekstradua më 8 Maj 2018.

Kur dosja të nisë rigjykimin nga e para tek Krimet e rënda, Izet Haxhia pritet të kërkojë sërish hetimin në gjendje të lirë, siç ka bërë edhe pas ekstradimit në Shqipëri, kërkesë që u rrëzua.

Po ashtu, Izet Haxhia ka kërkuar dëshminë e afro 60 personave ish-zyrtarë që kanë qeverisur në atë kohë, mes të cilëve edhe ish-presidentit Sali Berisha.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat