Ja çfarë duhet të bëni për të pasur flokë me shkëlqim

Nëse floku juaj duket pa jetë, atëherë duhet të shfrytëzoni fuqinë e vezës dhe vajit të ullirit me avokado.

Përzieni në mikser një gjysmë avokado deri sa masa të jetë krejtësisht e butë dhe kremoze.

Shtoni një vezë dhe një lugë çaji me vaj ulliri.

Përziejeni sërish dhe më pas maskën hidheni në një enë tjetër.

Lani flokun me shampo pa sulfat e cila do të pastrojë në thellësi skalpin nga papastërtitë, vajrat, zbokthin dhe qelizat e vdekura.

Vendoseni maskën në lëkurën e kokës dhe zbrisni poshtë në të gjithë gjatësinë e tij.

Pasi të keni lyer të gjithë këtë proces, mbështillni flokun me peshqir dhe mbajeni maskën për pesë minuta.

Më pas, shpëlajeni mirë me ujë dhe thani flokët me peshqir, por jo me tharëse./real-news.tv/