fbpx

Ja çfarë tha në morg vëllai i Admir Muratajt?

5cad10764c24dmurataj..jpg

Aleksandër Murataj, vëllai i Admir Muratajt, bashkë me familjarët kanë mbërritur në morgun e Tiranës. Mësohet se familjarët kanë thënë që “s’kemi kontakte me Admirin që prej dy vjetësh”.

“E morëm vesh nga mediat lajmin”, – ka thënë vëllai i Muratajt.

Ndërsa gruaja e Admir Muratajt pasi ka parë trupin, ka konfirmuar se grabitësi i vrarë është bashkëshorti i saj Admir Murataj. Ndërsa tani po pritet të dalin përgjigjet e analizave të ADN-së.

Ngjarja

Një ngjarje e rëndë u regjistrua dje rreth orës 15:30, ndërsa një person humbi jetën. Një autoblind që transportonte paratë e disa bankave të nivelit të dytë ra pre e grabitjes në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas.

Grabitja është kryer nga disa persona ende të paidentifikuar, të armatosur dhe me maska.

Policia thotë se autorët “kanë thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse dhe kanë grabitur një sasi lekësh në pistën e avionit dhe janë larguar”.

Në ndjekje të tyre janë vënë forcat e FNSH dhe ato të Policisë Kufitare të Rinasit. Gjatë ndjekjes në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me Policinë.

Policia konfirmon se gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes. Policia ka gjetur ndërkohë dhe bllokuar një mjet furgon.

Forca speciale policore si RENEA e FNSH, të ndihmuara nga një helikopter janë ende në ndjekje të autorëve të grabitjes.

Të angazhuara në operacionin e gjerë janë edhe forca nga Policia e Tiranës, Lezhës, Dibrës e Durrësit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303