Ja cilat rreziqe minimizon ngrënia e mollës

Ndihmon në tretje

Sikurse mund të jeni në dijeni, mollët përmbajnë sasi të lartë fibrash që do të thotë se mund të ndihmojnë tretjen. Nivelet e nevojshme të fibrave në trup mund të parandalojnë kapsllëkun si dhe të ruajnë lëvizjen e rregullt të zorrëve.

Lufton astmën

Nëse po kërkoni të merrni frymë më lehtësisht, këtë nevojë mund t’jua mundësojë grënia e një molle. Sipas studimeve individët që e konsumojnë mollën kanë një rrezik më të ulët që të vuajnë nga astma.

Shëndeti i zemrës

Siç u përmend, mollët janë ushqime me fibra të lartë dhe kjo ndihmon për të mbështetur shëndetin e tretjes dhe shëndetin kardiovaskular. Fibra e gjetur tek molla mbron shëndetin e zemrës duke ndihmuar në uljen e niveleve të kolesterolit të keq.

Rrezik më të ulët diabeti

Nëse doni të ulni rrezikun për zhvillimin e diabetit të tipit 2 me 28%, këtë mund ta bëni duke ngrënë vazhdimisht mollë. Përmbajtja e fibrave të tretshme të mollës ndihmon në ruajtjen e niveleve të glukozës në gjak. Ky është një lajm fantastik pasi ngritja e këtyre niveleve janë faktorët më të mëdhenj të rrezikut për diabetin./real-news.tv/