Ja cilat ushqime janë aleatët e vërtetë kundër kancerit të gjirit

Luleshtrydhe

Kënaqeni nepsin tuaj për të ëmblat duke ngrënë një luleshtrydhe e cila ju bën mirë edhe për shëndetin. Përveç të tjerash luleshtrydhet janë një burim i mirë i jodit si dhe përmbajnë resveratrol, për të cilin shkencëtarët thonë se pengon rritjen e qelizave të kancerit të gjirit.

     

Misri

Përfshirja e mistrit në vaktet e planin tuaj ushqimor mund të jetë hapi i parë drejt uljes së riskut të kancerit të gjirit. Mjafton vetëm një gjysmë filxhani me misër dhe keni mundësinë të plotësoni 9 % të kërkesave tuaja të përditshme të jodit. Mos u shqetësoni nëse nuk keni mundësinë të gjeni misër rë freskët sepse misri i konservuar është po aq i pasur me jod, për të mos thënë më i pasur.

 

Ton

Pak ton që mund t’ia shtoni menusë tuaj, në fakt reduktoni mjaftueshëm rrezikun e kancerit të gjirit. Një copë peshku ton prej 170 gramësh përmban pothuajse një të katërtën e nevojave të përditshme për jod, si dhe shumë omega-3 që lufton inflamacionin.

 

Kumbulla të thara

Jepini një mundësi të shëndetshme trupit tuaj, duke shijuar disa kumbulla të thata. Përveç të qenit një mënyrë e lehtë për të luftuar kapsllëkun kronik, i cili mund t’ju predispozojë për kancer të zorrës së trashë, kumbullat gjithashtu kanë plot vitaminë C dhe jod, duke na mundësuar zvogëlimin e rrezikut për kancer.