fbpx

Ja kur bëhet Maqedonia anëtare e NATO-s

macedonia-nato.jpg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zbuluar se më 6 shkurt do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të dokumentit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancë.

“Më 6 shkurt do të shënojmë historinë: Aleatët e NATO-s do ta nënshkruajnë protokollin për inkuadrim me Maqedoninë e Veriut së bashku me MPJ Dimitrov”, shkroi Stoletenberg në Tëitter.

Pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës në Maqedoni, e pastaj edhe në Greqi, është larguar pengesa e fundit për anëtarësimin e vendit në Aleancën Veriatlantike, gati pas 11 viteve pas bllokadës greke në Samitin e Bukureshtit, në prill të vitit 2008.

Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në selinë e NATO-s në Bruksel, në praninë e ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. 29 ambasadorët e vendeve anëtare do ta nënshkruajnë protokollin, pas çka Maqedonia do të mund të marrë pjesë në të gjitha “formatet kyçe” të Këshillit veriatlantik./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303