Ja kush është 26-vjeçari i plagosur sot në Tiranë

Personi i cili mbeti  i plagosur me armë zjarri këtë pasdite në Tiranë, është identifikuar si shtetasi Elson Murataj.

Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Rreth orës 18:35, ka shkuar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi E. M., 26 vjeç, jashtë rrezikut për jetën, i cili është plagosur në këmbë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta në rrugën “Asdreni” në Fushë Mëzez, Kashar. Shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet nw njoftimin e Policisë së Shtetit. /real-news.tv/