TË FUNDIT

Ja si do të luajë Shqipëria kundër Islandës

Ndryshon rivali, objektivi dhe sigursht zgjedhjet taktike të trajnerit. Pas humbjes së thellë kundër Francës dhe mbi të gjitha paraqitjes së skuadrës në transfertën e Parisit, Edi Reja pritet të zbresë në fushë kundër Islandës me ndryshime në formacion. Sfida e së martës në “Elbasan Arena” është treni i fundit për kombëtaren e Shqipërisë në misionin e saj tashmë shumë të vështirë për një biletë për në finalet e Euro 2020.Formacioni Shqiperia

Për këtë arsye fitorja është një detyrim dhe për ta arritur këtë tekniku pritet të niset me një skemë 3-5-2 ofensive. Strakoshës do t’I besohet sërish porta, ndërsa ndryshojnë emrat e tre mbrojtësve që do të rreshtohen përpara tij: Gjimshiti, Dermaku dhe Ismajli. Hysaj në krahun e djathtë dhe Lenjani në të majtin do të kenë detyra më sulmuese. Pas paraqitjes së shkëlqyer në Paris, Kejdi Bare ka fituar rolin e titullarit, ndërsa bashkë me Abrashin, në mesin e fushës pritet të kthehet të luajë në formacion edhe Taulant Xhaka.

Ekseprimenti në “Stade de France” rezultoi i dështuar dhe Odise Roshi do të kthehet në rolin e tij të preferuar, ndërsa bashkë me Uzunin do të ndihmojnë sulmuesin e deklaruar. Reja duhet të zgjedhë mes Bekim Balaj dhe Sokol Cikalleshit, teksa goli i shënuar në Francë ka rritur kuotat e sulmuesit kavajas.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat