Jahmir Hyka u kërkon falje izraelitëve

Lojtari i kombëtares Jahmir Hyka, i cili u transferua pak ditë më parë në kampionatin izraelit, ka kërkuar falje izraelitëve për shkak të postimeve të tij në instagram.

Hyka, një besimtar praktikant mysliman, është edhe një mbështetës i çështjes palestineze, ndërsa nuk mungojnë postimet e tij për luftën që ndodh në Rripin e Gazës. Por kjo nuk u ka pëlqyer tifozëve të Makabi Netanjës, që kanë reaguar kundër lojtarit, me këtë të fundit që ka kërkuar ndjesë për fotot e postuara në të shkuarën.

Postimi i Hykës:Të dashur tifozë të Makabi Netanja. Do të dëshiroja të bëja diçka shumë të qartë. Unë nuk kam asgjë kundër Izraelit apo njerëzve të tij. Në fakt, në udhëtimet e mia të ndryshme në Izrael si pjesëtar i ekipit kombëtar, unë kam pasur eksperienca shumë të mira dhe ia kam kaluar shumë mirë në kohën e shkurtër që kam kaluar këtu. Unë jam kundër luftës she njerëzve të pafajshëm që vdesin nga të dy palët. Do të dëshiroja të kërkoja falje nëse fotot që kam postuar shumë vite më parë kanë ofenduar ndokënd, ai nuk ishte qëllimi im…Në shtetin tim ne kemi shumë respekt për hebrenjtë dhe në Luftën e Dytë Botërore ne ndihmuam në shpëtimin e hebrenjve nga Holokausti. Unë jam shumë i entuziazmuar që do të jem në Izrael dhe të mësoj më shumë rreth vendit dhe sidomos të ndihmoj Makabi Netanja të arrijë objektivat e tij dhe të bëjë tifozët të lumtur. Unë uroj që të gjithë të bashkohemi. Para Netanja.”/real-news.tv/