James Rodriguez nuk dëshiron të jetë më pjesë e Bayern Munich, pavarësisht vendit të tij në formacionin kryesor në muajt e fundit.
Eliminimi i bavarezëve në Champions Leauge nga Liverpul, ka shënuar fillimin e rindërtimit të skuadrës, që duket se nuk i jep përparësi James.
Drejt përfundimit të afatit të huazimit dyvjeçar nga klubi bavarez, Bayern ka ende pak kohë për të ekzekutuar mundësinë e blerjes së Rodriguez në fund të sezonit për 42 milionë euro, gjë që vë në pikëpyetje dëshirën e tyre për ta mbajtur lojtarin.
Sidoqoftë, që nga periudha e dimrit, James është kthyer në një motor për skuadrën e Bayern dhe zhurma që vjen nga nivelet e larta të klubit është se ata duan ta mbajnë atë, veçanërisht shefi ekzekutiv i klubit Karl-Heinz Rummenigge.

