fbpx

“Janë ‘gugëlluar’ me imtësi shkronjat”, si bëhet me para një temë diplome

tema-diplome.jpg

Në një tjetër rast të diplomave me porosi, një bashkëpunëtor i “Stop” shkoi në Fushë Krujë, ku bisedoi me një person, i cili mori përsipër punimin dhe përgatitjen e temës së diplomës në Infermieri të Përgjithshme.

Qytetari kërkoi një punim me 60 deri në 80 faqe dhe për këtë kërkohet një pagesë prej 18 mijë Lekësh.

Qytetari: Ah, kemi folur bashkë? Si je, si të kam?

Punuesi i temës: Ky është, pothuajse, versioni, që unë bëj një temë diplome

Qytetari: Po!

Punuesi i temës: Kjo është Bachelor. Bachelori shkon deri në 30 faqe punim.

Qytetari: 30-40, se e kam bërë vetë.

Punuesi i temës: Master shkon te 50-të.

Qytetari: Neve na i ka lënë 60 deri në 80-të faqe.

Punuesi i temës: Ok!

Qytetari: Temë e lirë.

Punuesi i temës: Pse nuk e ka zgjedhur akoma?

Qytetari: Është temë e lirë mo, zgjidhe vetë,- tha. Infermieri e Përgjithshme, Menaxhimi i Urgjencave Pediatrike, Profesor Doktor Exxxx Pxxxxxx, profesori udhëheqës.

Punuesi i temës: Universiteti? I Tiranës?

Qytetari: I Tiranës.

Punuesi i temës: Ja bëra një shokut tim, edhe pse nuk ka mësuar ndonjëherë, thjesht me lekë i ka marrë të gjitha. Kishte dalë në komision, edhe i kishin bërë pyetje dhe kishte ngelur kështu ky, kush ta ka punuar, kishte ngelur, e kishin pyetur 2-3 herë ,ngeli kështu, s’e kam punuar  vetë,- kishte thënë. I bëra tjetër prapë, i vunë një copë 5 aty, sa për të  thënë , për ta shtyrë me zor. Unë zgjedh një temë, normalisht ble 2-3 libra, më duhen për ta bërë, 2-3 libra mund të shkojnë 20-30 mijë lekë vetëm për këtë, s’do marr libër 50 mijë lekë, se s’kam leverdi, vazhdoj ble edhe libra. Websajte të universiteteve të huaja po edhe faqet, që unë marr, kërkoj ato të Hawardit.

Qytetari: Sa më vonon?

Punuesi i temës: Për sa të duhet ty?

Qytetari: Kam kohë unë, o burrë, thjesht po të pyes, për sa e bën gati?

Punuesi i temës: Deri në fund të muajit.

Qytetari: Deri në fund të muajit. Tani, pagesat si bëhen?

Punuesi i temës: Në momentin, që merr punimin.

Qytetari: Në momentin, që marr punimin, sa lekë do?

Punuesi i temës: 180-të!

Qytetari: 180 mijë lekë në kokë.

Pas kryerjes së bisedës dhe rënies dakord, qytetari mori porosinë dhe pagoi paratë në dorë, duke u siguruar, se nuk ka asnjë problem me plagjiaturën pasi kanë program që e kontrollojnë.

Qytetari: Ça bëre? S’ma solle atë?

Punuesi i temës: E kam në telefon.

Qytetari: Po pse s’e printove, mo burrë?

Punuesi i temës: Thashë ta shikoje njëherë edhe… Shikoje pak kështu, e shkoj ta bëj unë!

Qytetari: Po pra, shumë bukur ka dalë. U lodhe?

Punuesi i temës: Normale, ka ajo, ka njëçikë lodhje, se s’kam qenë… nuk e bëj vetëm, janë me kapituj. Shkoj ta bëj unë tani për 2 minuta.

Qytetari: Kjo është? Po shumë mirë ka dalë! Jo mo, s’është problem, unë të solla lekët sot, siç ramë dakord. Janë nja 180 mijë lekë këtu (numëron lekët) 2,4,6,8, 10-të, 11-të, 12-të, 13-të, 14-të, 15-të, 16-të, 17-të, 18-të. Merri, numëroji për qejfin tënd! Shikoji! Numëroji o burrë, se ja t’i dhashë mangut, unë!

Punuesi i temës: Në rregull!

Qytetari: Ndonjë gabim, kështu, ortografik, kështu, s’besoj të ketë?

Punuesi i temës: Jo, mo!

Qytetari: E kontrollove?

Punuesi i temës: Ndonjë shkronjë të vogël mund të luajë brenda, ndonjë shkronjë të vogël, po jo faqet e para, njëherë, janë shumë të rregullta, janë “gugëlluar” me imtësi shkronjat, pastaj, kur të shkruhet ndonjë “ë”  me ë mund të jetë ose një ‘i” e madhe, po si punim është shumë i rregullt. Kur të dalë për të bërë prezantimin, mirë është, që pjesën hyrëse, abstraktin edhe përfundimet, t’i dijë përmendësh të gjitha!

Qytetari: Po për plagjiatura, kështu, i kontrollove, kontrollove ndonjë gjë, a ndonjë kështu, se merak e kam atë.

Punuesi i temës: Po, për plagjiaturë mund ta fusim pa pikë meraku. Kërkoje edhe në internet, ku të duash, çoja dikujt tjetër, në qoftë se kjo është plagjiaturë, hajde ma sill mbrapsht! Kjo do kohë, për shembull, ne organizohemi, unë bëj pjesën e strukturës, tjetri bën kapitullin e parë, tjetri kapitullin e dytë, tjetri të tretën, sipas fushës, edhe kujt i afrohet më shumë, e bëhet shumë shpejt dhe ne kemi edhe çikë kërkesa. S’është se bëjmë vetëm një në javë edhe se kjo është një punë sezoni. Kjo fillon nga pjesa e Shkurtit deri në Korrik, Shtator, Tetor, pastaj bëjmë detyra kursi ne.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303