Analistët Carlo Bollino dhe Agron Gjekmarkaj janë përplasur sërish mbrëmjen e sotme. Ishte Bollino ai që i tha Gjekmarkajt se nuk do të pranonte asnjëherë leksione gazetarie prej tij, pasi për të ishte zero.
Ndërsa Gjekmarkaj i tha me ironi se dashuria për Dante-n, duhet të jetë më e madhe se ajo për Ramën.
Pjesë nga biseda
Carlo Bollino: Ti je zero, më vjen shumë keq, por nuk pranoj leksione për gazetarinë
Agron Gjekmarkaj: Po ç’lidhje ka
Carlo Bollino: Nuk pranoj leksione nga ti, je zero, kaq po them. Unë jam italian dhe nuk e pranoj këtë
Agron Gjekmarkaj: Mos e përdor Italinë për propagandë. Dashuria për Dante-n duhet të jetë më e madhe se për Ramën
Eni Vasili: Po ç’lidhje ka kjo gjë tashmë, sa ke studiuar ti e unë, ai e ndjek si gazetar o Gjekmarkaj

