TË FUNDIT

‘Jelekverdhët’ vijojnë protestat

Disa mijëra protestues “jelekverdhë” marshuan në Paris dhe qytete të tjera franceze të shtunën në fundjavën e 12 të aksionit kundër qeverisë pavarësisht se sondazhet e opinionit tregojnë për një rikthim të popullaritetit të Presidentit Emmanuel Macron.

Protestat filluan në mes të nëntorit kundër rritjes së taksës së karburantit, e më pas u kthyen në një revoltë më të gjerë kundër qeverisë që mobilizoi dhjetëra mijëra demonstrues në mbarë vendin çdo të shtunë.

Qeveria paralajmëroi të premten se policia nuk do të ngurronte të përdorte plumba gome në rast të dhunës nga ana e demonstruesve pasi u autorizua nga gjykata më e lartë administrative e Francës.

Protestuesit të shtunën kanë nderuar të lënduarit gjatë muajve të fundit, duke denoncuar përdorimin e armëve me plumba gome të ndaluar në pjesën më të madhe të Evropës.

Rreth 1,000 policë janë plagosur së bashku me 1,700 demonstrues që nga fillimi i protestave, sipas shifrave zyrtare.

“Është e vërtetë se kjo armë alternative mund të dëmtojë, por përballë trazirave, policia duhet ta mbrojë veten kundër atyre që i sulmojnë”, tha ministri i brendshëm Christophe Castaner.

Sondazhet e opinionit tregojnë një rikthim në vlerësimin e popullaritetit të Macron, pasi ai filloi konsultimet, duke përfshirë debatet e bashkisë, për të zmbrapsur trazirat sociale.

Një sondazh i Harris Interactive i 1,000 njerëzve të premten tregoi se Macron ka fituar 4 pikë përqindje që nga dhjetori duke e çuar atë në një vlerësim pozitiv prej 35 përqind.

Ashtu si në javët e mëparshme, protestuesit të shtunën mbanin flamuj francezë dhe mbajtën parrulla me shkrime kundër Macron./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat