“Jemi të gjithë në alert”, Tomnini: Janë shtuar respiratorët

eugena-tomini-1-770x437.png

Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomnini në një intervistë të dhënë për Euronews Albania deklaroi se se pavarësisht luhatjeve të rasteve me COVID-19, strukturat shëndetësore po bëjnë maksimumin për të mbajtur situatën nën kontroll.

“Kemi një ulje nga 24 orëshi i fundit, por duhet thënë se hetimi epidemiologjik vijon. Fazat e lehtësimit të masave, ka bërë që të kemi kontakte më të shumta. Shpresojmë se kjo situatë të monitorohet dhe të shkohet drejt uljes.

Kapacitetet shëndetësore aktualisht janë në alert, ne kemi rreth 550 shtretër sa i takon kapaciteteve për COVID-19. Këto janë mbështetje sa i takon asistencës së personave që do të kërkojnë trajtim spitalor. Janë shtuar respiratorët, të cilat janë në ndihmë të personave që do të kërkojnë oksigjeno-terapi apo trajtim reanimator. Intervali i personave që duhet të jenë në terapi intensive është nga 20-25 persona. Nuk janë vetëm kriteret e rritjes së rasteve, por varet edhe nga kapacitetet shëndetësore për të përballuar fluksin”, tha Tomnini.

scroll to top