15.5 C
Tirana
E mërkurë, 1 Maj, 2024

TË FUNDIT

Jep dorëheqjen papritmas ministri, ja arsyeja

Besim Beqaj, e dorëzoi sot detyrën e ministrit të Inovacionit, pas vendimit të kryetarit të Partisë demokratike të Kosovës, Kadri Veselit për shkarkim të zyrtarëve që kanë aktakuza.

Shefi i qeverisë, tha se këto janë kryesisht vendime që iu takojnë partnerëve të koalicionit.

Beqaj, që është zyrtar i lartë në Partinë Demokratike, së bashku me zëvendësministrin e Mbrojtjes, Agim Çeku dhe këshilltarin e Kadri Veselit, Njazi Kryeziu, janë pjesë e një procesi gjyqësor në një rast përgjimesh, që u bë i njohur si rasti “Pronto” për shkak të përdorimit të kësaj fjale gjatë bisedave të përgjuara.

Në një konferencë për shtyp, tashmë ish-ministri tha se ka vendosur të respektojë vendimin e partisë, por i hodhi poshtë akuzat kundër tij.

“Jam i bindur që këto aktakuza janë të pabazuara në fakte dhe argumente ligjore dhe se drejtësia do të vërtetojë këtë. Unë besoj që drejtësia do ta vërtetojë pafajësinë time. Aktakuza që unë përballem ka një mal të metash që në fillim është aplikuar si një drejtësi selektive. Gjatë angazhimit tim politik jam udhëhequr nga dy ndarje themelore zbatimi i ligjit dhe profesionalizimi”- u shpreh Beqaj

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat