Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore ka marrë një vendim të rëndësishëm ditën e sotme.
Bëhet me dije që nga sot e tutje Oki do të shitet me recetë nga mjeku.
Mirëpo, e vetmja që do të shitet pa recetë do të jetë Oki task (40mg).
Oki është një ndër barnat më të lira dhe më të përdoruara nga shqiptarët, për dhimbje të durueshme ose jo.
Ende nuk ka një përgjigje zyrtare pse Oki do të jepet me recetë, por sipas farmacistëve mendohet se është marrë ky vendim sepse konsumimi pa kriter i këtij ilaçi, sjell komplikacione shëndetësore.

