Maskë me vaj arrë kokosi
Vaji i arrës së kokosit është perfekte për flokë të dëmtuar apo për flokë të thatë. Për pregatitjen e maskës duhet të ruani proporcionin 2 me 1: vaj kokosi dhe vaj ulliri, sipas sasisë që kanë nevojë flokët tuaj. Aplikojeni maskën dhe mbulojeni me një qese dushi për sa kohë të dëshironi. Më pas lajini normalisht flokët me shampo dhe shpëlajini mirë.
Maskë tërshëre
Maska e tërshërës është shumë efikase nëse ju vuani nga zbokthi apo nga problemet me skalpin. Përzieni 1 lugë gjelle me tërshërë me 1 lugë gjelle vaj bajameje ose vaj ulliri. Aplikojeni maskën në flokë të thatë dhe më pas lajeni me shampo pas 20-25 minutash.
Maskë me kos
Nëse flokët tuaj kanë humbur gjallërinë nga ndotja e tepërt apo nga produktet kozmetike që përdorni për stilimin e flokëve, maska me kos është ideale për t’ ju dhënë flokëve shkëlqimin e munguar.
Merrni ½ filxhan kos dhe filloni të masazhoni flokët me ngadalë. Lëreni maskën në flokë për rreth 15-20 minuta dhe më pas shpëlajeni e lajeni normalisht me shampo.

