Jetonte vetëm / Gjendet i dekompozuar në banesë trupi i të moshuarit në Fier

Një i moshuar është gjetur i pajetë në apartamentin e tij në një pallat në lagjen “Apollonia” në Fier. Kanë qënë banorët e pallatit të cilët kanë lajmëruar policinë për shkak të aromës së rëndë që vinte nga banesa.

89 vjeçari kishte disa ditë që ka ndërruar jetë pasi trupi është gjetur tërësisht i dekompozuar.

“Sot rreth orës 13:00, në katin e tretë të një pallati në lagjen “Apollonia” është gjetur i vdekur i dekompozuar shtetasi B.B, 89 vjeç, i cili jetonte vetëm në banesë” informoi policia e Fierit.

Shërbimet zjarrëfikëse hynë nga dritaret e apartamentit pasi dera ishte e mbyllur.  Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.