TË FUNDIT

Joe Biden president i SHBA-së, politika shqiptare jep mesazhe urimi

Joe Biden është shpallur zyrtarisht presidenti i 46-të i Amerikës, me 290 vota elektorale dhe rreth 75 miliona vota popullore.

Reagimet kanë qenë të shumta, ndërkohë dhe nga politika shqiptare.

Për fitoren e Biden ka reaguar kreu in Partisë Demokratike Lulzim Basha, nëpërmjet një postimi në Tëitter.

“Urimet e mia më të ngrohta për Joe Biden në emërimin e tij si president i ri SHBA-ve. Shqipëria dhe shqiptarët janë krenarë për miqësinë dhe aleancën tonë.

Shpresojmë të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë amerikanë për të forcuar vlerat dhe zotimet tona të përbashkëta”.

Për fitoren e Biden ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili shprehet se demokracia amerikane është model dhe nuk mund të vihet në diskutim.

“Sipas projeksionit të CNN, Joe Biden është tashmë Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Demokracia Amerikane është model i demokracisë dhe nuk mund të vihet në diskutim. Siç thoshte Alexis de Tocqueville “vështirë se gjen një çështje politike në Shtetet e Bashkuara, e cila herët a vonë nuk kthehet në një çështje gjyqësore”. Urime Presidentit të zgjedhur Biden”, shkruan Balla.

Ndërkohë dhe këshilltari i kryeministrit Rama ka reaguar në Instagram duke shkruajtur: Presidenti i zgjedhur

Ervin Salianji ka reaguar gjithashtu duke thënë se lajmi i fitores së Biden është një lajm i mirë për shqiptarët, pasi rrëzon polin Rama-Vuçiç.

Ai thotë se shqetësimi i Vuçiç për këtë lajm tregon qartë vëmendjen e madhe që ka Biden për Shqipërinë dhe Kosovën.

Ministrja e Shqipërisë për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar duke publikuar vetëm një foto të Joe Biden.

Kryeministri i Kosovës Hoti ka shprehur urimet e përzemërta për Biden dhe zv.presidenten Kamala Harris.

Deputetja e PS Blerina Gjylameti e ka cilësuar historike fitoren e kampit demokrat me në krye Joe Biden dhe Kamala Harris.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat