Debatet në parlamentin britanik në lidhje me daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian kanë rritur tensionet mes ligjvënësve dhe kryeministrit.
Përveç kundërshtive nga deputetët opozitarë, vullneti i kryeministrit për Brexit u kundërshtua edhe nga një pjesë e deputetëve të tij konservatorë. Në Parlament, 21 prej tyre votuan kundër liderit të tyre për një shtyrje të afatit për daljen nga Bashkimi Europian.
Mes tyre, Nicholas Soames, ish ministër i Mbrojtjes në vitet 1994-1997 por i njohur më së shumti si stërnipi i “mitit” politik anglez, Winston Churchill, “heroi” që udhëhoqi Mbretërinë e Bashkuar në fitoren e Luftës së Dytë Botërore.
Në 38 vjet karrierë politike në Parlament, Soames kishte votuar vetëm tre herë kundra partisë së tij.

