TË FUNDIT

Johnson: Më mirë vdes se sa të kërkoj shtyrje të Brexit

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë se “më mirë të vdesë në një gropë” sesa t’i kërkojë BE-së të shtyjë Brexit përtej 31 tetorit.

Por kryeministri nuk pranoi të thoshte nëse ai do të jepte dorëheqjen, të cilën ai e ka përjashtuar vazhdimisht.

Johnson ka thënë se ai është i gatshëm të largohet nga BE pa marrëveshje, por Partia Laburiste, partia më e madhe e opozitës, thotë se ndalimi i daljes nga BE pa marrëveshje është përparësia e saj.

Vëllai më i vogël i kryeministrit, Jo Johnson, njoftoi më herët dorëheqjen e tij si ministër dhe deputet.

Duke folur në West Yorkshire, Boris Johnson tha se Jo Johnson, i cili mbështeti qëndrimin në BE në referendumin e 2016, ishte një “djalë fantastik”, por ata kishin pasur “dallime” mbi Brexit.

Duke njoftuar dorëheqjen e tij herët gjatë ditës, Jo Johnson tha se ai ishte “i ndarë mes besnikërisë ndaj familjes dhe interesit kombëtar”./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat