TË FUNDIT

Jorida Tabaku ngre shqetësimin e madh në Komisionin e Ekonomisë

Rritja e çmimeve ka qenë një nga shqetësimet e ngritura në Komisionin e Ekonomisë nga Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Ajo tha se rritja e çmimeve dhe e inflacionit po varfërojnë më shumë njerëzit dhe se përgjegjëse kryesore është qeveria me politikat e saj të gabuara.

 “Rritja e taksave për fermerët në fund të 2021 ka sjellë dhe rritjen e çmimeve të produkteve bujqësore! Sot fermerët janë duke dështuar dhe duke hedhur produktin e tyre sepse rritja e taksave po ndikon drejtë për drejtë në punën e tyre!”- tha Tabaku.

Nënkryetarja e PD kërkoi një dëgjesë me Ministrinë e Financave për situatën e rritjes së çmimeve dhe efektin e politikave fiskale tek qytetarët, të cilat ndjojnë në varfërimin e mëtejshëm.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat