Për shumë persona thinjat personifikojnë fisnikëri, ndërsa për shumë të tjerë janë problem.
Siç dihet, thinjat dalin për shkak të humbjes së melaninës, e cila shkaktohet nga deficiti në prodhimin e melanociteve. Me daljen e thinjave, një tjetër problem shqetësues është mbulimi i tyre.
Maska që fsheh thinjat
Përbërësit:
1/2 filxhan kafe
1 filxhan kos natyral
1 lugë gjelle uthull molle.
Përzieji të gjithë përbërësit derisa të kesh përftuar një masë homogjene. Pasi t’i kesh larë flokët me shampo, aplikoje masën në të gjithë gjatësinë e flokut dhe lëre të veprojë për jo më pak se 90 minuta. Mbuloji flokët me një qese dushi. Pas kësaj kohe, shpëlaji mirë.
Nëse do ta përdorësh dy herë në javë për të paktën 6 muaj me radhë, rezultati do të jetë fantastik. Thinjat do të jenë mbuluar si me bojë. Pas 6 muajve të parë, mund ta përdorësh maskën një herë në javë. Efekti në thinja do të jetë i njëjtë.

