fbpx

Ju kanë rënë flokët pasi keni kaluar Covid-19? Ja çfarë tregon studimi i fundit

54ffa51c02e1c-thinning-hair-s2.jpg

Studimi, i botuar në The Lancet zbulon se 359 nga 1,655 pacientë të shtruar në Wuhan, Kinë – 22 përqind e tyre – kishin përjetuar rënie të flokëve gjashtë muaj pasi ishin shëruar.

Dermatologët thonë se humbja e flokëve është një përgjigje normale fiziologjike ndaj një ngjarjeje stresuese si një sëmundje infektive dhe është vetëm e përkohshme – por Covid mund të lidhet me gjendje si alopecia, e cila mund të çojë në humbje të pakthyeshme të flokëve.

Teksa autoritetet britanike rendisin 14 simptoma duke përfshirë lodhjen, pagjumësinë, marramendjen, dhimbjen e kyçeve, depresionin, ankthin, rënia e flokëve mungon në listë.

“Qëllimi i këtij studimi ishte të përshkruante pasojat shëndetësore afatgjata te pacientët me Covid-19, të cilët kanë shumë javë që nuk janë më të shtruar në spital”, thonë autorët nga Akademia Kineze e Shkencave Mjekësore.

Ky është studimi me kohëzgjatjen më të gjatë sa i takon mbajtjes nën vëzhgim të pacientëve të shëruar, sipas të cilit, rënia e flokëve ndodh për disa muaj në vazhdim, madje deri në gjashtë muaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303