Një gjykatë britanike ka dënuar më 1 maj, themeluesin e kompanisë WikiLeaks, Julian Assange me 50 javë burgim, për shkak të shkeljes së rregullave të lirimit me kusht.
Australiani 47-vjeçar është shpallur fajtor për shkelje të Lirimit me Kusht.
Assange ka qëndruar si refugjat në Ambasadën e Ekuadorit në Londër nga viti 2012, për t’i shpëtuar ekstradimit në Suedi, ku pritej të përballej me dyshimet për sulme seksuale dhe dhunime.
Ai ka mohuar vazhdimisht këto akuza, derisa hetimet për këto raste kanë pushuar një vit më parë.
Aktualisht ai përballet me akuza për komplot nga gjykata federale e Shteteve të Bashkuara, për shkak të publikimit të sekreteve qeveritare.
Britania pritet të vendosë nëse do ta ekstradojë atë në SHBA, meqë mund të dënohet me rreth 5 vite nëse shpallet fajtor./real-news.tv/

