fbpx

Ka informacione për elementë kriminalë! Operacioni ‘blic’ në Elbasan, shoqërohen 3 persona

538AD362-F32C-455F-9910-881D886937EF.jpeg

Sektori i Antikrimit dhe Antidrogës ka zhvilluar një operacion “blic”, gjatë pasdites në qytetin e Elbasanit.

Burime për Syri.net bëjnë me dije se operacioni i zhvilluar ka pasur indicie nga disa agjenci partnere lidhur me elementë kriminalë, që operojnë në fushën e trafikut të lëndëve narkotike dhe trafikut të qenieve njerëzore.

Raportohet se tre persona janë shoqëuar në Komisariat, por ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me operacionin dhe identitetet e personave.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303