fbpx

“Ka më shumë se 6 mijë të vdekur”/ Tomini i përgjigjet Bashës: Askush nuk mund të tjetërsojë numrin e të vdekurve

kkk-3.jpg

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, ka folur për situatën e COVID-19 në vend, teksa sot u regjistrua një shifër rekord prej 21 viktimash.

Në një prononcim për Klan News, Tomini komentoi edhe deklaratën e krydemokratit Lulzim Basha, i cili në një takim të ditës së sotme me mjekët tha se numri mesatar i vdekjeve në Shqipëri është mbi 6 mijë.

Ajo theksoi se askush në bazë të parimeve humane dhe të përgjegjshme përpara ligjit nuk mund të tjetërsojë numrin e të vdekurve.

Pyetje: Basha ka pasur një takim me mjekët, ku veç të tjerave thotë që numri mesatar i vdekjeve është më shumë se 6 mijë, një kontrast shumëfish më i lartë se shifra që raportohet. Keni një koment për këtë shifër? Vërtetohet kjo shifër që është mbi 6 mijë të vdekur?

“Sigurisht rivlerësimi i vlerave apo i rasteve përkundrejt numrit të rasteve të vdekjeve, kërkon një periudhë më të qetë rigjykimi apo rivlerësimi. Absolutisht rastet e deklaruara janë rastet e konfirmuara nga mjekët e klinikës, përkatësisht të spitaleve covid dhe spitaleve rajonalë”.

Pyetje: Shifra që janë mbi 6 mijë, mendoni se është e vërtetë?

“Vërtetësinë e të dhënave e mbart vetëm raportimi klinik. Absolutisht asnjë raportim i dyzuar apo tjetërsuar nuk mund të vlerësojë numrin e rasteve të vdekjeve. Askush në bazë të parimeve humane dhe të përgjegjshme përpara ligjit nuk mund të tjetërsojë numrin e të vdekurve. Numri i vdekjeve është realisht ai i raportuar me përgjegjësi të plotë nga mjekët specialistë të spitaleve rajonale aktualisht të hapura dhe spitaleve Covid-19.”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303