Kadare për Handke: Kaloi kufij që…

Teksa po fliste në një konferencë për shtyp në Seul, ku mori ccmimin e letërsisë ‘Pak Kyong 2019’ në Korenë e Jugut, shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare ka folur edhe për çmimin ‘Nobel’ të fituar nga austriaku Peter Handke, i cili është i njohur për lidhjet e tij me Slobodan Milosheviçin.

Kadare deklaroi se ai bie dakord me shumë kritikë të tjerë që kundërshtuan marrjen e këtij çmimi nga ana e shkrimtarit austriak.

‘Unë personalisht e njoh Handken dhe kam drekuar të disa herë me të. Unë mendoj se ekziston një kufi që letërsia nuk duhet të kalojë, por që Handke e ka bërë. Vr.asjet nuk duhet të pranohen në asnjë rrethanë’, u shpreh Kadare.