Kallashnikov, pistoletë e fishekë, arrestohet 56-vjeçari në Patos

Një 56-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Fierit, pasi është kapur me armë pa leje si dhe me një sasi municionesh.

Informacionet për shtetasin që posedonte armë zjarri pa leje, policia i ka marrë nga qytetarët e Patosit ku 56-vjeçari T.G jetonte.

Pas kontrolleve policia i ka gjetur T.G një 1 armë zjarri tip ‘automatik me 2 krëhër, një pistoletë me një krëhër si dhe një sasi prej 148 fishekësh.

Pas arrestimit 56-vjeçari pritet të dalë para gjykatës së Fierit ku do të përballet me akuzën e prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake.