fbpx

“Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, Presidenti Meta vlerëson pastorin Fitor Muça

mer.png

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar sot me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” Pastorin e Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, Fitor Muça. Në ceremoninë e dekorimit, kreu i shtetit shprehu kënaqësinë për vlerësimin që po i bënte pastorit që sipas tij, hyri në rrjedhën e ndryshimit epokal, të hapjes së besimit në Perëndinë.

“Të nderuar pjesëmarrës, të dashur miq dhe të ftuar, zonja dhe zotërinj.

Është kënaqësi të jemi sot, së bashku, për të vlerësuar kontributin e pastor reverend Fitor Muçës, i cili prej tri dekadash i është përkushtuar me shpirt e zemër mbjelljes së shpresës dhe mbështetjes së njerëzve më në nevojë.

Në një moment të veçantë të shoqërisë sonë, siç qenë ngjarjet që sollën pluralizmin politik, pastor Muça hyri në rrjedhën e ndryshimit epokal, të hapjes së besimit në Perëndinë.

Ai e nisi këtë udhëtim 30 – vjet më parë, përmes themelimit të kishës ungjillore ‘Rilindja’, si një shërbesë shpirtërore, që prek individin, shoqërinë dhekombin.

Në përditshmërinë e përkushtimit, pastor Fitor Muça iu ka shërbyer njerëzve në nevojë dhe të pastrehëve, në të gjithë hapësirën e qytetit të Tiranë, për sigurimin e bukës së përditshme, falë edhe mbështetjes dhe ndihmës së Fondacionit ‘Shpresë për Shqipërinë’- tha Meta.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303