TË FUNDIT

Kamera e fshehtë, polici dhunon qytetarët pa maskë në Tiranë

Emisioni “Stop” sot për 1 Prillin që njihet si dita e gënjeshtrave ka realizuar një kamerë të fshehtë, lidhur me situatën e Covid që po kalon e gjithë bota.

Një bashkëpunëtor i emisionit është veshur si polic dhe ka dalë në disa rrugë të Tiranës. Polici çdo qytetarët që e ka parë pa maskë e ka qëlluar me shkop gome, i cili është fals.

Kamera e fshehtë e realizuar nga “Stop” është një mesazh sensibilizues për të gjithë qytetarët që të mbajnë maska kundër Covid, jo që të mos marrin gjobën, por të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të qytetarëve të tjerë.

Por në videon e publikuar nga “Stop” shihet se ka shumë qytetarë që lëvizin pa maskë dhe frikësohen nga ‘polici’ vetëm kur ai nis të ‘dhunojë’ bashkëpunëtorin e tij në këtë kamerë të fshehtë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat