Kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka, si vidhet motori gjatë natës në Tiranë

vjedhja-e-motorit.jpg

Këtë të premte në emision “Stop” në Tv Klan janë publikuar disa video që tregojnë probleme të ndryshme që kanë qytetarët në vend. Qytetarët kanë dërguar shqetësimet e tyre në “Stop”, ku me anë të video tregojnë absurditetet që ata shohin.

Një qytetar ka dërguar një video, ku shihen kazanët e plehrave të cilët janë mbyllur me kapak dhe ngjajnë më shumë si koshere bletësh. Ndërkohë në Fushë-Mëzez plehrat janë përhapur kudo. Një tjetër video është sjell nga Kamzë tregon se plehrat nuk mblidhen por digjen afër koshave.

Emisioni “Stop” ka siguruar dhe një video që tregon se si një qytetar vjedh një motor gjatë natës. Pamjet tregojnë të gjithë momentin, ku hajduti pa u shqetësuar merr motorin dhe largohet nga vendi i krimit.

Drejtuesi i emisionin Saimir Kodra shprehet se në një moment hajduti ka parë rreth e rrotull se mos ka kamera dhe nuk ka vënë re që e gjithë skena po filmohej

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303