Kamioni merr përpara motorin, drejtuesi i shtrirë në asfalt

Një aksident i rëndë me një të plagosur rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku një kamion ka përplasur një motor në Melgushë, në aksin Shkodër-Bushat.

I plagosuri është Zef Paloka 60-vjeç nga Bërdica. Në pamjet e sjella nga mediat, duke i plagosuri, i cili është i shtrirë në rrugë dhe i mbuluar në gjak në pritje të ndihmës së parë.

Pas njoftimit ka mbërritur ambulanca duke e dërguar në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.