TË FUNDIT

“Kanë në mendje si t’i hanë kokat njëri-tjetrit”. Bamir Topi i ashpër me opozitën

Ish-presidenti Bamir Topi ka deklaruar se në vendin tonë nuk ka opozitë. Sipas Topi, demokratët tashmë të ndarë në dy pjesë e kanë problemin me njëri-tjetrin.

“Për mua opozita nuk ekziston. Çështja është e dominantit. Çfarë dominanti ka njeriu që drejton opozitën? Kanë kryeministrin? Jo. E kemi problemin me Ramën thonë, por e kanë me njëri-tjetrin. Ata kanë kërkesa minimaliste dhe nuk e shohin si detyrë për të thyer qeverinë. Në mendje kanë si ti hanë kokat njëri-tjetrin”, tha ai.

Nisur nga kjo situatë, Topi thotë se kryeministri Edi Rama është në dëlir. Sipas tij ai futi duart në Kushtetutë në vitin 2008 dhe ata që e lejuan po e pësojnë më shumë.

“Edi Rama është në delir. I ka futur duart në 2008 dhe po i gëzohet asaj. Ndërsa mjeranët që i kam paralajmëruar mos fusni duart te Kushtetuta po e pësojnë. Ky është rasti më i keq i mundshëm për një vend që të mos kesh opozitë. A do vazhdojë? Është një pikëpyetje e madhe. Nuk është mirë kur i ke të gjitha pushtetet vetë sepse nesër nuk do kesh mundësi për alibi”, tha Topi.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat