TË FUNDIT

“Kanionet” sekuestrojnë 46 kg kanabis në Tepelenë, pranga 42-vjeçarit

Operacioni  nga Komisariati i Policisë Tepelenë në bashkëpunim me  Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër.

Policia ka sekuestruar rreth 46 kilogramë lëndë narkotike kanabis si dhe disa fidanë kanabis në Nivicë të Tepelenës.

Në pranga ka rënë poseduesi i tyre, shtetasi A.Z., 42 vjeç, banues në Vlorë.

“Komisiariati i Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër  është organizuar dhe finalizuar  operacioni “Kanionet”. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në fshatin Nivicë, Policia gjeti dhe  sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 46 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe në oborr  dhe në afërsi të banesës u gjetën disa kubikë ku ishin  kultivuar fara kanabis”njofton policia.

Materialet për shtetasin e mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat