Kapen 2 burrat, rrahën gratë dhe fëmijët, ja arsyet shokuese

Dhuna në familje vijon të mbetet një fenomen negativ i shoqërisë shqiptare. Dy kryefamiljarë kanë rënë në prangat e bluve për dhunën e ushtruar ndaj bashkëshorteve, por dhe fëmijëve në qarkun e Elbasanit. Rasti i parë i takon Belshit dhe i dyti Cërrikut. I rëndë konsiderohet faktit se veç grave, burrat dhunues nuk kursejnë as fëmijët e tyre.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin me inicialet A. S., 35 vjeç, banues në Belsh. Ky shtetas, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Por gjatë kontrollit në banesë shërbimet e policisë gjetën dhe e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pushkë dhe 44 fishekë.

Ndaj 35-vjeçarit janë ngritur akuat e dhunës në familje dhe armëmbajtjes pa leje për të cilat ai rrezikon disa vite burg.

  1. S., 41 vjeç, banues në Cërrik, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij duke i kanosur me thikë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet një thikë dhe një dorezë e modifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.