Gjashtë shqiptarë pa leje pune janë kapur nga zyrtarët e doganës, në Goslar, në afërsi të qytetit Braunschweig, Gjermani. Të gjithë ata të enjten ishin duke punuar në një restorant në zonë, shkruan presseportal.de.
Siç kanë bërë të ditur autoritetet përgjegjëse të premten, nuk bëhet fjalë për një rastësi por zënia e tyre ndodhi si rezultat i vëzhgimeve dhe dyshimeve të mëparshme. Para disa javësh, autoritete tjera kishin kontrolluar restorantin në fjalë, me ç`rast dy nga punëtorët kishin marrë menjëherë arratinë. Në këtë mënyrë ishin përmbushur kushtet që edhe zyrtarët e doganës të bënin kontrollimin për të verifikuar statusin e punës të punëtorëve të restorantit.
Ndërsa pasoja më serioze e kërcënojnë punëdhënësin. Ai ka leje qëndrimi në Gjermani por mund të akuzohet për punësimin ilegal të të huajve dhe për trafikimin e tyre. E gjithë gjoba për të mund të arrijë deri në 500 mijë euro. Ndërsa ai vetë nuk shihte asnjë problem gjatë kontrollit të bërë në restorantin e tij. Kjo pasi, sipas tij, të gjithë punëtorët janë familjarë, të afërt e të largët të tij, të cilët “vetëm po e ndihmonin” dhe për këtë nuk kishin marrë paga.

