TË FUNDIT

Kapet dhe ekstradohet nga Danimarka vrasësi i Nardit të Bujtinave në Shkodër

Shtatë muaj pas vrasjes së pronarit të Bujtinave në Shkodër, Ferdinand Polia, Interpo Tirana ka ekstraduar nga Danimarka autorin e dyshuar të ekzekutimit.

Bëhet fjalë për 27-vjeçarin me iniciale K.S . alias K. M.

“27-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, më datë 27.03.2019, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje, në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi K. S. është autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 20.03.2019, ku në vendin e quajtur kryqëzimi i fshatit Grudë, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, është vrarë me armë zjarri në automjetin e tij shtetasi N.P. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Kopenhagen, u bë i mundur arrestimi i tij në Danimarkë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Dinamika si ka ndodhur vrasja e Ferdinand Polisë

U qëllua me 20 plumba-35 vjeçari, i cili fillimisht u paraqit i plagosur në spitalin rajonal të Shkodrës, mbylli sytë pak minuta pas ngjarjes, duke mos i mbijetuar plagëve të marra. Rreth 20 herë është shtënë në drejtim të tij, ndërsa ai ndodhej në automjetin tip fuoristradë sëbashku me një person tjetër.

Autori ishte me skafandër-Viktima mësohet se kishte shkuar për të marrë mjetin në servis, aty ku e kishte lënë prej disa ditësh dhe gjatë rrugës autori i maskuar me skafandër dhe që lëvizte me një motor,  i është afruar fuoristradës ka nxjerrë armën tip kallashnikov që kishte fshehur në xhaketë duke shtënë me breshëri ndaj Polisë.

Gjendet motori-Menjëherë më pas është larguar në drejtim të zonës së Postribës, duke shfrytëzuar afërsinë mes zonave, aty ku në afërsi të urës së Mesit ka djegur mjetin tip motor e më pas ka ikur në drejtim të paditur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit, ndërsa janë ngritur pika kontrolli në rrugët hyrëse dhe dalëse të Grudës dhe Postribës.

Viktima shoqërohej nga një tjetër person-Personi që ka qënë pasagjer në mjet me Polinë, i cili fatmirësisht nuk ka marrë lëndime pritet të jetë dëshmitar kyç, duke shpresuar t’i japë detaje që mund ta ndihmojnë grupin hetimor.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat