Kapet me drogë në Igumenicë, pranga shqiptarit

Një shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Igumenicë, pasi u kap me drogë nga policia greke. Mësohet se 25-vjeçari kishte fshehur në një gomë rezervë të makinës një sasi kanabis prej 9 kg e 650 gramë.

Nga informacionet paraprake, bëhet me dije se i arrestuari kishte një bashkëpunëtor të tijin, i cili është gjithashtu shqiptar dhe policia është vënë në kërkim. Autoritetet greke theksojnë se shqiptari kishte hyrë në zonën greke nga Qafë Bota një ditë para arrestimit./real-news.tv