fbpx

Kapet me heroinë, arrestohet shqiptari në Itali

heroine-1-584x450-1.jpg

Një shqiptar ka rënë në pranga nga policia italiane, pasi u kap me 22 kg heroinë. Mësohet se 31-vjeçari posedonte drogën, të cilën e kishte fshehur në vende të ndryshme. Në makinën e tij u gjetën 4 kg e 200 gram heroinë, ndërsa në banesën e tij policët arritën të konfiskonin 18 kg heroinë.

Gjatë kontrollit të imtësishëm, autoritetet italiane zbuluan edhe përzierës të ndryshëm për heroinën. Menjëherë u arrestua shqiptari, i cili do përballet me drejtësinë në Itali.

Përveç drogës, policia sekuestroi edhe automjetin e shqiptarit 31-vjeçar./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303