Kapet me kokainë brenda në makinë, arrestohet fieraku

80f0fc266d0abfc87bca365f0a0bead9_L.jpg

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur me një sasi të caktuar kokaine në makinën e tij.

Raportohet se i arrestuari është G.M, 55 vjeç, banues në Levan, Fier.

“Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në vendin e quajtur “QTU”, Fier, nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip “Ford” që drejtohej nga shtetasi G.M, u gjet një pako si ajo e ilaçeve ku brenda së cilës kishte pesë paketime në formë dozash me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303