Një shqiptar ka rënë në pranga mbrëmjen e djeshme nga autoritetet italiane.
Raportohet se 33-vjeçari me iniciale M.E u kap me 5.5 kg seigë, e dyshuar si marijuanë.
Arrestimi i tij u bë e mundur në Bari Center.
Sipas mediave fqinje, marijuana e sekuestruar ishte fshehur nga shqiptari në makinën me të cilën ai punonte.
Tashmë 33-vjeçari shqiptar është në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor në Bari.

