fbpx

Kapet në Gjermani shqiptari dhe e dashura greke, ja ç’iu gjet gjatë kontrollit…

kontr.png

Një shqiptar dhe një greke, të moshës 32 dhe 27 vjeç, që banojnë në Gjermani, u arrestua nga policia në kufirin zvicerano-gjerman, pasi iu kapën 4 kg kokainë.

Çifti udhëtonte drejt Zyrihut, ndërsa në pikën e kalimit mes Gjermanisë dhe Zvicrës, gjatë kontrollit doganor, atyre iu bllokua sasia e lëndës narkotike. Sasia e kokainës, iu gjet nga doganierët zviceranë, në automjetin që po udhëtonin.

I riu me origjinë nga Shqipëria dhe partnerja e tij greke, më 11 gusht 2019, po kalonin kufirin nga Gjermania në Zvicër, në vendkalimin kufitar Thayngen, kur zyrtarët e doganave kanë ndaluar makinën për ta kontrolluar.

Doganierët gjetën sasinë e drogës në parakolpin e automjetit, atje ku ishte krijuar një vendfshehjeje.

Dy të dyshuarit i janë dorëzuar policisë së Schaffhausenit për hetime të mëtejme.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303