Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.
Bëhet me dije se i riu kryente aktivitetin e tij në Garbagnate të Milanos.
Ai shpërndante drogë në doza të vogla, ku autoritetet e kishin patur nën hetim për një kohë të caktuar.
Ata e kanë ndaluar 26-vjeçarin, ku ky i fundit ishte duke udhëtuar me makinë.
Policia ka ushtruar kontroll brenda automjetit tip Renault Clio dhe kanë gjetur e më pas sekuestruar plot 21 doza kokainë.
Raportohet se një pjesë e dozës së kokainës ishte fshehur në vezët Kinder.

