Kapet shqiptari në Itali, vodhi me dhunë dhe më pas plagosi babë e bir

Një shqiptar ka rënë në prangat e autoriteteve italiane, pasi akuzohet për plagosje si dhe grabitje me dhunë.

I arrestuari është 30-vjeçari Myslim Hoxha, i cili ishte i kërkuar në të gjithë Italinë për vjedhje me dhunë nëpër vila.

Hoxha bashkë me bashkëpunëtorët e tjerë rrahën një nga banorët në shtëpinë e të cilit hynë për të grabitur, duke e lënë pa ndjenja përtokë. Ata e goditën me sende të forta në kokë, raporton Roma Today.

Por pas më shumë se 1 viti hetimesh, policia arriti të prangosë shqiptarin Myslim Hoxha, një 30-vjeçar shqiptar i shumëkërkuar në Itali. Hoxha akuzohet se ka marrë pjesë në grabitjen e shtëpisë së një gruaje në zonën e “Via del Laghi”.